Ibrahimovic zbulon bastin e veçantë me Lukaku-n

Futboll

Ibrahimovic zbulon bastin e veçantë me Lukaku-n

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:49
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë të gjatë për "La Gazzetta dello Sport", në të cilën ka rrëfyer edhe një anekdotë të veçantë në lidhje me Romelu Lukaku-n, ish-shok skuadre te Manchester United që tani luan me Inter-in.

"Mos prisni që Romelu të bëjë gjëra të mëdha në nivel teknik, arma e tij më e mirë është forca. Sigurisht, po të më kishte dëgjuar... Tek United vumë një bast", ka thënë Ibra.

"I thashë: 'Të jap 50 sterlina për çdo ndalim të saktë të topit'. Ai më tha: 'Po nëse jam i saktë në çdo ndalje, çfarë më jep?'. Asgjë, thjesht të bëj një futbollist më të mirë'".

"Nuk pranoi kurrë, ndoshta kishte frikë nga humbja. Duke lënë mënjanë shakatë, Lukaku kështu është: ka një dëshirë të madhe për të dominuar. Do të bëjë mirë edhe tek Inter-i".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat