Spektakël dhe gola në “Olimpico”

Futboll

Spektakël dhe gola në “Olimpico”

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:02
Spektakël dhe gola në “Olimpico”

Java e 8 e kampionatit italian të futbollit nisi me sfidën mes Lazios dhe Atalantës në “Olimpico”, që rezultoi një spektakël i vërtetë, me plot 6 gola të shënuar dhe shumë raste për të dy skuadrat, që në fund ndanë nga një pikë falë barazimit 3:3.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga zikaltrit e Gasperinit, që shënuan dy herë me Muriel dhe një herë me Papu Gomez, duke çuar rezultatin në 0:3 dhe duke dhënë sinjalin se fitorja do të ishte thjesht formalitet.

Por reagimi i Lazios ishte vërtetë spektakolar dhe dy penallti të shndërruara në gol nga Ciro Imobile, në minutën e 69’ dhe të 93-të, si dhe goli i Correas në të 70-ën, bëri që bardhekaltrit të shmangnin humbjen dhe të merrnin një pikë, që ka vlera të mëdha, për mënyrën sesi erdhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat