Talenti nga Kosova e çoi në këmbë Finlandën

Futboll

Talenti nga Kosova e çoi në këmbë Finlandën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:17
Talenti nga Kosova e çoi në këmbë Finlandën

Arlind Sejdiu, talenti shqiptar, që nuk ka më shumë se 18 vjet, e çoi në këmbë futbollin finlandez.

Ai kontribuoi në fitoren me rezultat 3:0 te Honka-s kundër Mariehamn, në takimin e javës së 27-të kampionatit finlandez.

Sejdiu futet në lojë në minutën e 76-të dhe në fund të takimin shënon për 3:0. Ai mashtroi një mbrojtës dhe nga rreth 14 metra shënon gol të bukur.

Kandji (21'), Martin Gonzalez (83') e Sejdiu (90+1) shënuan për fitoren e thellë dhe Savage e humb penalltinë në minutën e 90+5. Honka është në vend të tretë me 47 pikë, ka gjashtë me pak se lideri KUPS dhe Mariehamn është i gjashti në renditje me 32 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat