Messi po ngadalëson? Jo! Ai është në hapat më të mirë të mundshëm

Futboll

Messi po ngadalëson? Jo! Ai është në hapat më të mirë të mundshëm

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:23
Lionel Messi

Sipas shumë zërave, Lionel Messi është duke ngadalësuar karrierën e tij fenomenale.

Ylli argjentinas i futbollit nuk arriti të triumfonte me kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës, duke bërë shumë njerëz të mendojnë se ai po shkon drejt fundit.

Javët e para të sezonit të ri, Messi nuk arriti të paraqitej me skuadrën e tij, për shkak të dy dëmtimeve që pësoi.

Por, Leo është kthyer për të gjetur rrugën e golit, dhe një gjë të tillë e bëri edhe sot në ndeshjen kundër Eibar.

Messi, pa fazë parasezonale, me 50% të përgatitjes së tij fizike, ka shënuar ose asistuar në çdo 78 minuta lojë (nga gjashtë ndeshjet në të cilat është paraqitur).

Gjeniu i vogël duket sikur nuk është duke ngadalësuar, të paktën jo edhe për pak kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat