Man City merr tri pikë në udhëtim kundër Crystal Palace, afrohet përkohësisht me Liverpool

Futboll

Man City merr tri pikë në udhëtim kundër Crystal Palace, afrohet përkohësisht me Liverpool

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Manchester City ka fituar tri pikë të rëndësishme, në një terren mjaft të vështirë të Premierligës.

‘Citizens’ ka shënuar fitore me rezultatin 0:2 kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së nëntë në kampionatin elitar anglez.

Serinë e golave të këtij takimi e hapi Gabriel Jesus, në minutën e 39’, pas asistimit të Bernardo Silva.

Fitoren e mysafirëve e vulosi mesfushori spanjoll, David Silva, i cili morri një pasim perfekt nga Raheem Sterling.

Me këtë fitore, Man City ngritët në kuotën e 19 pikëve, me pesë pikë më pak sesa Liverpool që mban kreun e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat