Ndeshja kundër Liverpool: Ferguson shihet në stërvitjet e Man Utd

Futboll

Ndeshja kundër Liverpool: Ferguson shihet në stërvitjet e Man Utd

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:45
Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson është parë në seancën stërvitore të Manchester United.

Legjenda e Manchester United, i cili bëri historinë në stolin e ‘Djajve të kuq’, Ferguson, duket se është gati të jap ndihmën e tij për Man Utd, para ndeshjes me Liverpool.

United pret Liverpoolin nesër, në atë që konsiderohet prej ndeshjeve më të vështira të sezonit.

‘Mail’ raporton se Sir Alex është parë në seancën stërvitore të United, dhe besohet se ka dhënë disa këshilla për skuadrën.

77 vjeçari u pensionua nga posti i trajnerit të United në vitin 2013, por ai akoma mundë të ketë këshilla të mira.

Kujtojmë se United futet në këtë ndeshje me 15 pikë më pak sesa ‘Reds’, të cilët janë në ndjekje të rekordit të Man City, për fitoren e 18-të radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat