Platini po përgatit hakmarrjen

Futboll

Platini po përgatit hakmarrjen

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:36

Katër vite pezullim nga çdo funksion në botën e futbollit dhe skandalet e njëpasnjëshme që dolën në skenë që pas largimit të Michel Platini nga UEFA, duket se nuk kanë bërë punën e vet. Francezi, të cilit nuk i ka pëlqyer mënyra se si e nxorën jashtë loje disa vite më parë kur dukej se do të bëhej mreti i futbollit botëror, është gati për hakmarrjen e tij.

Me mbarimin e dënimit të tij, tashmë Platini mund të kthehet përsëri në rangje drejtuese kombëtare e ndërkombëtare dhe duket se “Le Roi” ka vendosur që të nisë planin për hakmarrjen e tij. Kështu, “Sportweek” bën të ditur se ai po mendon që të ndërtojë përsëri grupin e njerëzve të tij besnikë për të synuar kthimin në fron.

Objektivi i tij nuk është përcaktuar ende, por duket se Platini nuk ka synim që të provojë të drejtojë më UEFA-n. Francezi ka dy objektiva në mendje. I pari është ai që të marrë drejtimin e Federatës Franceze, pasi mandati i presidentit aktual, Noel Le Graet, përfundon në vitin e ardhshëm. I dyti është të bëjë realitet ëndrrën e tij për të triumfuar në FIFA, ndonëse për këtë të fundit do t’i duhet të presë të paktën edhe 4 vite të tjera meqë Infantino sapo është rizgjedhur në kreun e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat