Griezmann pranon ndryshimin që po ndodh me Messi e Suarez

Futboll

Griezmann pranon ndryshimin që po ndodh me Messi e Suarez

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:39
Griezmann

Fitore e pastër e Barcelonës që këtë të shtunë ka mposhtur me rezultatin 3-0 Eibar. Një ndeshje, në të cilën për të parën herë kanë realizuar që të tre sulmuesit e ekipit katalanas: Griezmann, Messi  dhe Suarez.

Në përfundim të ndeshjes, sikurse raporton “Mundo Deportivo”, ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann deklaroi: “Në aspektin statistikor kjo duket ndeshja ime më e mirë, por në nivel të punës së zhvilluar është në linjë me atë që kam bërë edhe në ndeshjet e mëparshme”.

“Unë luaj për të zbavitur edhe shokët e mi të skuadrës. Tredhëmbëshi? Do të ketë ditë pozitive e të tjera më pak, por pak nga pak po nisim të njihemi gjithmonë e më shumë”, deklaroi francezi Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat