Klinsmann pritet të marr drejtimin e Kombëtares së Ekuadorit

Futboll

Klinsmann pritet të marr drejtimin e Kombëtares së Ekuadorit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:49
Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann pritet të nis një aventurë të re në futbollin me kombëtare.

Ish selektori i kombëtares së SHBA, Jurgen Klinsmann, është afër që të emërohet trajner i Ekuadorit, raporton ‘ESPN’.

55 vjeçari nga Gjermania ka qenë pa punë që kur shkarkohej nga kombëtarja amerikane, në nëntor të vitit 2016.

Ekuadori aktualisht renditet në pozitën e 65-të në ranglistën e FIFA.

Vikendin e kaluar ata u demoluan nga kombëtarja e Argjentinës, me rezultatin 6:1, në një ndeshje miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat