Ylli i Kombëtares shënon gol në stilin e Cristiano Ronaldos

Futboll

Ylli i Kombëtares shënon gol në stilin e Cristiano Ronaldos

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 00:14
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin slloven.

Futbollisti pogradecar ka realizuar një supergol në triumfin e sotëm ndaj Rudarit me rezultatin e thellë 6-0.

Në minutën e fundit, Çekiçi realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin në 6-0.

Ky ishte goli i 5-të në kampionat për shqiptarin, i cili çuditërisht nuk ftohet nga trajneri Edi Reja, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon.

Me triumfin e sotëm, Olimpja Ljubjana, kryeson kampionatin me 30 pikë në 14 ndeshje, me një diferencë +5 nga ndjekësit e Maribor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat