Konfirmohen zërat, Juventus pret ofertën 40 milionëshe nga Premier League

Futboll

Konfirmohen zërat, Juventus pret ofertën 40 milionëshe nga Premier League

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 00:52
Juventus

Jo vetëm Mario Mandzukic, Juventus mund të shesë edhe një tjetër lojtarë të rëndësishëm te Manchester United.

"Djajtë e Kuq" duket se janë gati të bëjnë një ofertë për Emre Can. Gjermani, i cili duket se do të jetë i detyruar të ngrohë stolin deri në janar me Maurizio Sarri-n, është drejt largimit nga Torino pas përjashtimit nga lista e Champions League dhe problemeve me trajnerin.

Zërat për interesimin e United janë konfirmuar nga Sky Sports UK, që ka bërë të ditur se "Zonja" është gati ta lërë të lirë të largohet lojtarin për 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat