Sarri: Një ndeshje e mirë, lojtarët e mi duhet të kuptojnë një gjë

Futboll

Sarri: Një ndeshje e mirë, lojtarët e mi duhet të kuptojnë një gjë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 01:03
Maurizio Sarri

Juventusi mposhti Bologna-n 2-1 në Allianz Stadium, pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e trajnerit vendas Maurizio Sarri. 

“U thashë lojtarëve se nuk duhet të mundohen të kontrollojnë ndeshjen dhe të qëndrojnë të qetë kur kanë avantazhin , përndryshe rrezikojmë ta pësojmë në fund si ndaj Bologna-s.

Ishte një ndeshje e mirë, por e karakterizuar nga katër gabime trashanike nga të cilat duhet të mësojmë dhe të përmirësohemi.

Duhet t’u ngulis lojtarëve në mendje se topi duhet mbajtur në kontroll për një arsye, jo vetëm për hir të mbajtjes së topit.

Atë episodin në fund e pamë përsëri dhe disa prej lojtarëve të Bologna-s ishin pozicion jashtë loje, kështu që goli i tyre nuk do të ishte quajtur gjithsesi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat