Vidal për yllin e Barçës: Është një talent i madh, por...

Futboll

Vidal për yllin e Barçës: Është një talent i madh, por...

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 08:24
Arturo Vidal

Ousmane Dembele është një nga lojtarët më të diskutuar te Barcelona.

Sulmuesi francez ka patur një rendiment me ulje-ngritje në Spanjë dhe u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e luajtur kundër Sevilla-s para ndërprerjes së kampionatit për kombëtaret.

Për të ka folur shoku i tij i skuadrës, Arturo Vidal, i cili ka thënë në një intervistë të dhënë për "L'Equipe" se:

"Ka një talent të madhe dhe kur të arrijë pjekurinë do të jetë shumë i rëndësishëm për Barcelona-n dhe Francën. Duhet të fillojë të dëgjojë trupin e tij, të punojë për të shmangur dëmtimet".

"Duhet të mendojë vetëm për futbollin nëse do të përmirësohet. Flas shumë me të, është një njeri shumë i mirë. Po rritet dhe duhet të vazhdojë kështu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat