"Neymar në ferr? Mediet gënjejnë, fiton Topin e Artë", - deklarata e lojtarit të PSG

Futboll

"Neymar në ferr? Mediet gënjejnë, fiton Topin e Artë", - deklarata e lojtarit të PSG

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 09:16
Ander Herrera

Ander Herrera ka folur për Neymarin në një intervistë për Canal Plus. Ai ka treguar realitetin në ekip dhe situatën e brazilianit. Ish-lojtari i Manchester United ka shpjeguar se situatat janë të tepruara dhe të stisura për futbollistin e PSG-së. 

"Dua të flas në anglisht, pasi sa herë flitet për Neymar të gjithë lexojnë me vëmendje të madhe. Kur isha te Manchester United mediat shkruanin shumë dhe të krijohet përshtypja sikur braziliani po jeton një ferr në Paris. 

"Realiteti është tjetër, pasi kam gjetur një djalosh të lumtur, që bën shaka me të gjithë. Me lojtarët francezë flet dhe qesh, pasi shumë është shkruajtur për këtë. Ai na duhet, pasi mund të ndryshojë fatet e ndeshjeve. Nëse më duhet të vrapoj 5 kilometra për të në një ndeshje do e bëja me kënaqësi. Mendoj se Neymar mund të fitojë topin e artë", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat