Ibrahimovic me fjalë të mëdha për Mourinhon

Futboll

Ibrahimovic me fjalë të mëdha për Mourinhon

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:09
Ibrahimovic

Mourinho dhe Ibrahimoviç krijuan një lidhje të fortë gjatë kohës së bashku në Inter dhe Manchester United.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madrid nuk ka mbajtur një punë menaxherike që prej largimit nga United në dhjetor 2018, por duket se po afrohet drejt rikthimit.

“Ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në karrierën time”, tha sulmuesi i LA Galaxy për Gazzetta dello Sport.

“Ai është ende ‘Special One’, një fitues. Shpresoj se ai do të kthehet së shpejti në stol dhe jam i sigurt se ai do të fillojë të fitojë menjëherë”, potencoi ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat