Cavani do rinovimin me PSG, Tuchel e drejton në Madrid

Futboll

Cavani do rinovimin me PSG, Tuchel e drejton në Madrid

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:42
Edison Cavani

Edison Cavani nuk është rikthyer ende në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel. Uruguaiani është i dëmtuar dhe nuk është gati për lojë. Sulmuesi kryesor i francezëve deri në sezonin e kaluar duket se do të ketë probleme për të luajtur sërish me francezët. Ai me shumë mundësi do të largohet me kosto zero, pasi kontrata e tij i mbaron në qershor.

Tuchel nuk e ka më në plane. Tekniku gjerman luan me një 4-3-3 dhe Cavani nuk bën pjesë në formacion. Mbappe dhe Neymar e kanë vendin e sigurtë kur nuk janë të dëmtuar. Di Maria është lojtari më në formë i kampionëve të Francës kohët e fundit dhe nuk mund të largohet nga ekipi titullar. Icardi po përshtatet çdo ndeshje dhe më mirë me ekipin e ri.

Cavani duhet të luftojë shumë për të luajtur, ndërsa e ardhmja e tij duke larg Francës, pavarësisht dëshirës për të rinovuar. Atletico Madridi, Juventusi dhe Manchester United janë në garë për sulmuesin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat