Rrebesh gola, Interi gjunjëzon Sassuolon

Futboll

Rrebesh gola, Interi gjunjëzon Sassuolon

Nga: K. G. Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:22
Rrebesh gola, Interi gjunjëzon Sassuolon

Skuadra e Interit kthehet me tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Serie A. Zikaltrit triumfuan me rezultat 4:3 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e javës së 8-të. 

Rrebesh gola, gjithsej 7, që kënaqi tifozët në stadium.  

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, secili shënon nga dy gola.  Interi tregoi lojë shumë të mirë dhe importoi tri pikë. 

Gola për zikaltrit i shënuan: Lautaro Martinez (2' e 71'-nga penalltia), Romelu Lukaku (38’ e 45'-nga penalltia) dhe për Sassuolon realizuan: Domenico Berardi (16'), Filip Gjuriçiç (74’) e Jeremie Boga (81’).

Interi është në vend të dytë me 21 pikë, ka një me pak se Juventusi dhe Sassuolo renditet në pozitën e 16-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat