"Finalja" me Galatasarayn, Reali rikthen të dëmtuarin

Futboll

"Finalja" me Galatasarayn, Reali rikthen të dëmtuarin

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:51
Zidane

Real Madridi ka fituar një nga lojtarët e dëmtuar për ndeshjen e radhës në Champions League. Ekipi madrilen i gëzohet rikthimit të Lucas Vazquez.

Ky i fundit nuk ishte pjesë e ekipit në humbjen ndaj Mallorcas me rezultatin 1-0, ndërsa duket se është gati për takimin ndaj Galatasaray-t. 

Ai është rikuperuar dhe është stërvitur me skuadrën spanjolle në seancën e sotme stërvitore.

Nacho, Asensio dhe Modric vazhdojnë me programin e tyre të rikuperimit. Kroati vrapoi i vetëm rreth fushës dhe nuk iu bashku grupit. Mungesa e tij u ndje shumë dhe në humbjen ndaj Mallorcës.

Zidane ka ftuar disa nga lojtarët e Castillas për të formuar grupin e plotë. Bale nuk është ende gati dhe nuk do të luajë në "finalen" ndaj Gallatasaray-t. Reali ka një humbje ndaj PSG dhe barazimin ndaj Clube Brugge në dy sfidat e para të Championsit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat