Ferizaj i çudirave, Prishtina me pikë të mëdha

Futboll

Ferizaj i çudirave, Prishtina me pikë të mëdha

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:54
Ferizaj i çudirave, Prishtina me pikë të mëdha

Ferizaj është në një situatë shumë të rëndë, por krahas kësaj është një edicion i çudirave i tyre. Klub që asnjë pikë nuk e ka fituar si vendas në pesë takimet e deritashme dhe të gjitha i ka humbje, ndërsa si mysafirë nga pesë ndeshje ka arritur tri fitore e pësuar dy humbje.

Ferizaj në konak të vetin mundet me rezultat 2:0 nga skuadra më e trofeshme në vendin tonë Prishtina.

Në minutën e 22-të,  Meriton Korenica shënon fal një super veprimit të tij, ndërsa në minutën e 86-të, Ahmed Januzi vulosi fitoren e bardhkaltërve, 0:2. Duhet theksuar se në minutën e 50-të,  Përparim Livoreka godet bukur por shtylla ia mohoi golin.  

Prishtina renditet në vend të pestë me 17 pikë, kurse Ferizaj është në pozitën e nëntë me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat