Statistika e tmerrshme e Courtois: 11 pritje, 12 gola të pësuara këtë sezon - Bota Sot
Statistika e tmerrshme e Courtois: 11 pritje, 12 gola të pësuara këtë sezon

Futboll

Statistika e tmerrshme e Courtois: 11 pritje, 12 gola të pësuara këtë sezon

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Thibaut Courtois është shembulli se ku nuk duhet shpenzuar.

Portieri belg, i cili tashmë mbron ngjyrat e Real Madrid, po kalon në fazën më të keqe të karrierës së tij.

Courtois ka kaluar nga Chelsea tek Real Madrid, me transferimin që bënte bujë asokohe, por gjithçka po shkon mbrapsht për të, e si pasojë edhe për skuadrën e tij.

Belgu ka pësuar 12 gola gjatë këtij sezoni, kurse ka regjistruar vetëm 11 pritje.

Përndryshe, ish anëtari i Chelsea ka pranuar 36 gola në 27 ndeshje të La Liga, duke treguar për një statistikë që askush nuk do donte ta kishte.

Mbetet të shihet nëse pas paraqitjeve të dobëta të tij, trajneri Zinedine Zidane do t’i jap mundësinë portierit Alphonse Areola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat