Klopp ‘shpërthen’ pas ndeshjes, ja deklarata e tij

Futboll

Klopp ‘shpërthen’ pas ndeshjes, ja deklarata e tij

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 20:09
Jurgen Klopp

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Manchester United dhe Liverpool, që u zhvillua në ‘Old Trafford’ në kuadër të xhiros së nëntë të Premierligës.

Manchester United dhe Liverpool luajtën baras me rezultatin 1:1.

Një ndeshje me shumë polemika u zhvillua sot në ‘Old Trafford’ dhe Klopp mendon se gjithçka shkoi kundër ekipit të tij në këtë duel.

“Ne ishim mjaftueshëm të mirë për një pikë. Ne i dhamë Man Utd mundësi të luanin në atë mënyrë që ata dëshironin të luanin. Ata ishin punëtorë sot”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Orientimi ynë nuk ishte mjaft i mirë. Ndiheshim nën presion. Tek goli i parë mendoj se të gjithë mund të pajtohen që ishte një faull, por me VAR nuk është një faull i qartë. Ne nuk humbëm – por ishte një faull i dukshëm. Kishte kontakte të qarta dhe Divock Origi rrëzohet.”

“Unë nuk e pashë golin tonë të anuluar, por ishte me siguri top i prekur me dorë, por gjithçka dukej se po shkonte kundër nesh. Ne gjithmonë luajmë kundër mbrojtjeve të forta”, përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat