Debutimi në Seria A, Dermaku ka një dedikim special për kombëtaren - Bota Sot
Debutimi në Seria A, Dermaku ka një dedikim special për kombëtaren

Futboll

Debutimi në Seria A, Dermaku ka një dedikim special për kombëtaren

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 00:38
Kastriot Dermaku

Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, ka debutuar si titullar këtë të dielë në Seria A me skuadrën e Parmës, në triumfin 5-1 që verdheblutë kanë regjistruar ndaj Genoa. Një eveniment i rëndësishëm për karrierën e futbollistit kuqezi, që pas ndeshjes nuk i ka fshehur emocionet.

“Për mua ishte një emocion i pabesueshëm, sepse nuk jam edhe aq i ri, por 27 vjeç. Shokët e skuadrës më kanë mbështetur shumë dhe u treguam të aftë. Kështu edhe një individ i vetëm përfshihet. Jam shumë i lumtur. U treguam të zotët në momentet e vështira, por edhe për të finalizuar çdo shans që kishim”. 

“E dimë mirë se cili është objektivi dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tani përqendrohemi te ndeshja e ardhshme në Milano kundër Inter. Për mua ishte e rëndësishme të isha gati. Duhet të falenderoj të gjithë që më mundësuan të ndihem rehat. E dija që herët a vonë do të vinte momenti”.

“E dimë sa e vështirë është Seria A. Bruno Alves është një pikë referimi për mua, një kampion prej të cilit tentoj gjithmonë të mësoj. Është një shembull, ai është shoku i skuadrës më i fortë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Pranë tij vetëm mund të rritem”.

“Kombëtarja? Falenderoj stafin që më ka dhënë besim, pavarësisht faktit se te Parma nuk luaja. Më kanë dhënë minutazh në fushë, më mundësuan që të luaj në skena të rëndësishme… Babai im, sapo mësoi se do të luaja erdhi menjëherë nga Kosova”, përfundoi Dermaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat