Po largohet Zidane, Reali nis kontaktet me trajnerin e ri

Futboll

Po largohet Zidane, Reali nis kontaktet me trajnerin e ri

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:38
Zinedine Zidane

Real Madridi ka kontaktuar me Jose Mourinho pasi Zinedine Zidane nuk ka të ardhmen e sigurt, raporton El Chiringuito.

Reali u mposht 1-0 në Mallorca të shtunën, një rezultat që rriti presionin edhe më shumë mbi menaxherin francez.

Me të ardhmen e paqartë të Zidane presidenti i Realit, Florentino Perez i është afruar Mourinhos, i cili menaxhoi klubin nga 2010 deri në 2013.

Tekniku portugez është papunë që kur u largua nga Manchester United në dhjetorin e vitit të kaluar.

Është konfirmuar se tashmë ai do të kthehet në menaxhim, por mbetet pikpyetje skuadra të cilën do ta drejtojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat