Rashford: Humbëm dy pikë ndaj Liverpoolit - Bota Sot
Rashford: Humbëm dy pikë ndaj Liverpoolit

Futboll

Rashford: Humbëm dy pikë ndaj Liverpoolit

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:27
Marcus Rashford

Marcus Rashford ka thënë se ekipi duhet të reflektojë në dy pikë të humbura të Manchester United kundër Liverpool dhe pranoi se Djajtë e Kuq duhet të jenë “më pozitivë”.

Sulmuesi anglez shënoi golin e parë të sfidës dhe pati një paraqitje mjaft të mirë, para se Lallana pesë minuta para fundit të vuloste gjithçka.

Rashford i tha faqes zyrtare të United: “Ndjenja ime e përgjithshme është zhgënjim”.

“Unë mendoj se i merituam të tre pikët dhe mund të themi se ishte një performancë më e mirë, por në fund të ditës, ata nuk merituan të barazonin ose të fitonin ndeshjen”.

“Pra, unë e shoh atë pasi kemi humbur dy pikë dhe ishte një mundësi e madhe, një ndeshje e madhe, por duhet të vazhdojmë. Ne do të përpiqemi të fitojmë në mesjavë dhe shpresojmë se mund të reflektojmë”, potencoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat