David Luiz rrëfehet se si u takua me Lampard kur vendosi largimin

Futboll

David Luiz rrëfehet se si u takua me Lampard kur vendosi largimin

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 11:01
David Luiz

David Luiz thotë se është plotë potencial te Arsenali pasi provoi një ndryshim të mendimit me Frank Lampard gjatë një bisede “sy më sy” me trajnerin e Chelseat.

Mbrojtësi brazilian kaloi Londrën gjatë afatit kalimtar të verës, duke u zhvendosur nga perëndimi i kryeqytetit anglez në veri.

Ai arriti në ‘Emirates’ pas tre viteve në ‘Stamford Bridge’.

“Unë dhe Lampard, kemi pasur biseda të sinqerta. Njeri me njeri, unë dhe ai”, tha 32-vjeçari.

“Idetë e tij për futbollin ishin të ndryshme nga ato të mia. Ne thjesht u pajtuam: “Në rregull, ne vazhdojmë”. Në një mënyrë të ndershme, në një mënyrë të pjekur”.

“Ne luajtëm së bashku, fituam së bashku. Ne fituam Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, gjithçka bashkë. Është bërë në një mënyrë të pjekur”, deklaroi braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat