Ylli i Bayern humb Kampionatin Evropian 2020

Futboll

Ylli i Bayern humb Kampionatin Evropian 2020

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Niklas Sule mund të harrojë të luajë në Euro 2020 me Gjermaninë, pasi pësoi lëndim në ligamentin anterior, sipas presidentit të Bayern Munich, Uli Hoeness.

24-vjeçari iu nënshtrua operacionit të dielën pasi skanimet konfirmuan se ai grisi ligamentin anterior në gjurin e majtë gjatë barazimit 2-2 me Augsburg.

Duke folur para gazetarëve përpara përplasjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve me Olympiacos të martën, Hoeness tha: “Sule mund të harrojë Euron. Kjo është gjithçka e pakuptimtë. Ai duhet të përqendrohet në sezonin tjetër tani".

Vlerësimi i Hoeness do vjen si një goditje për trajnerin e ekipit kombëtar Joachim Low, i cili e ka bërë ish-lojtarin e Hoffenheim si shtyllë kryesore gjatë viteve të fundit.

Sule luajti 90 minutat e plota në miqësoren e javës së kaluar kundër Argjentinës, si dhe në kualifikimin e Euro 2020 kundër Estonisë.

Qendërmbrojtësi, i cili ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat për Bayern këtë sezon, pësoi dëmtimin e njëjtë sikur katër vjet më parë, ndërsa luante për Hoffenheim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat