Sarri kritik përpara Championsit: Krijojmë lojë, por ja kush është defekti ynë! - Bota Sot
Sarri kritik përpara Championsit: Krijojmë lojë, por ja kush është defekti ynë!

Futboll

Sarri kritik përpara Championsit: Krijojmë lojë, por ja kush është defekti ynë!

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:21
Maurizio Sarri

Juventusi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Lokomotivës së Moskës për javën e tretë të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Bardhezinjtë  kryesojnë grupin me katër pikë, po aq sa Atletico Madrid, ndërsa Lokomotiva ndodhet në vendin e tretë me një pikë më pak.

Në kuadër të takimit të nesërm, trajneri Maurizio Sarri ka folur përpara mediave, ku ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin, duke u shprehur se janë një ekip shumë i fortë. Gjithashtu, italiani ka edhe kritika për ekipin e tij, ku dhe zbuloi defektin e këtij Juventusi.

LOKOMOTIVA E MOSKËS - “Luajmë ndaj një ekipi të fortë. Lokomotiva po bën një sezon mjaft të mirë, madje edhe më mirë nga çfarë prisnin të gjithë. Ata dinë të mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm kur marrin në dorë mesin e fushës.”

DYBALA APO HIGUAIN - “Jemi me fat që kemi dy lojtarë si Higuain dhe Dybala, të cilët janë në formë shumë të mirë. Pavarësisht se kush do të luajë titullar, unë jam i kënaqur me rendimentin e të dyve.”

DEFEKTI I JUVENTUSIT - “Për momentin po krijojmë më shumë volum loje, krahasuar me fillimin e sezonit. Sidoqoftë, nuk kemi qenë dhe aq efikas para portës dhe ky ka qenë defekti ynë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, megjithëse duhet të përmirësohemi në disa aspekte.”

TË DËMTUARIT - “Nuk mendoj se Ramsey do të jetë i gatshëm për nesër. Ai po punon që ta lërë pas tërheqjen që ka pësuar. Për sa i përket Danilos, ai po ecën mirë, por ende nuk i ka 90 minuta në këmbë.”

RONALDO - “Cristiano ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai vendos objektiva personal, por gjithashtu edhe për ekipin, gjë që i bën mirë të gjithëve.”

RABIOT - “Jam i lumtur me përmirësimet që ka pasur Rabiot. Ai e meriton, pasi punon shumë në stërvitje. Gjithmonë kam besuar tek aftësitë e tij.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat