Ish trajneri i Manchester Cityt: Liverpooli do ta fitojë Premierligën këtë sezon

Futboll

Ish trajneri i Manchester Cityt: Liverpooli do ta fitojë Premierligën këtë sezon

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:24
Liverpooli

Stuart Pearce ende beson se Liverpool do të fitojë titullin e Premier League këtë sezon përkundër barazimit ndaj Manchester United.

Udhëheqja e Reds në krye të tabelës u ul në gjashtë pikë në Old Trafford të Dielën – ndërsa ata barazuan 1-1 me rivalët e tyre të ashpër, Manchester United.

Kjo ishte hera e parë që skuadra e Jurgen Klopp ka lëshuar pikë në 18 ndeshjet e fundit të ligës.

Sidoqoftë, ish trajneri i Manchester Cityt, Pearce beson se Liverpooli mbetet favorit i qartë përkundër performancës së dobët të tyre në Old Trafford.

Dhe ai thotë se një epërsi prej gjashtë pikësh është akoma e mjaftueshme për të çuar presionin ndaj kampionëve të Pep Guardiolas, që vazhdojnë të ndjekin ‘Reds’.

“Unë mendoj se Liverpool do ta fitojë Premier League në mënyrë të qetë këtë vit”, tha fillimisht Pearce.

“Nuk jam i sigurt se ata do të fitojnë pa humbur, por nuk mund t’i shoh ata duke humbur më shumë se dy ndeshje. Ata mund të humbasin vetëm nga Manchester City, por prapë mund të bëhen kampion”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat