Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl – Heinz Rummenigge, është shprehur shumë i kënaqur me Philippe Coutinhon.
Mesfushori brazilian ka kaluar tek Bayern, nga Barcelona, në formë huazimi, dhe duket se ka arritur shumë shpejtë që ta gjej vetën.
Parqitjet e Coutinho kanë lënë përshtypje të mira edhe tek drejtuesit e Bayern, sidomos tek Rummenigge.
“Philippe është lojtar i nivelit të lartë. Phillipe nuk ka shprehi të yjeve. Ai është person i këndshëm” ka thënë Rummenigge për Coutinho.
“Ne jemi shumë të lumtur me transferimin e tij” ka shtuar shefi ekzekutiv i kampionëve të Bundesliga.
Bayern Munich ka mundësinë që të bëjë transferimin permanent të Coutinho në fund të sezonit, për shumën e 130 milionë eurove. Mbetet të shihet se çfarë klubi do të vendos.