Man United hyn në garë për firmën e uruguaianit

Futboll

Man United hyn në garë për firmën e uruguaianit

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:04
Edinson Cavani

Manchester United është duke ndjekur situatën e Edinson Cavani-t te Paris Saint-Germain, këtë e raporton ESPN.

Cavani i ka thënë klubit francez se nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon në fund të sezonit. Veterani është goditur nga dëmtimet këtë sezon dhe mesa duket ka humbur vendin e tij në skuadër.

ESPN pretendon se United po vëzhgon me qetësi situatën e 32-vjeçarit teksa kërkon me patjetër një sulmues në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat