Ky është reagimi i Zidane kur pyetet për rikthimin e Mourinhos në Real Madrid

Futboll

Ky është reagimi i Zidane kur pyetet për rikthimin e Mourinhos në Real Madrid

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:15
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League që Real Madridi do ta zhvillojë me Galatasaray të martën nga ora 21:00.

Trajneri i Los Blancos është pyetur vazhdimisht për shkarkimin e tij dhe rikthimin e mundshëm të Jose Mourinhos.

Francezi ka dhënë sinjale se dëshiron të jetë gjithmonë në klubin ku vazhdimisht ka përsëritur se i ka dhënë gjithçka, por në fund – dikush tjetër vendos të qëndrojë apo të largohet.

“A do të luani për postin tuaj? Nuk e di, mos më pyesni mua. Dua të jem këtu përgjithmonë. Situatën tashmë e dimë të gjithë. Pyetini të tjerët”, u përgjigj Zidane.

Ndër të tjera, Zidane e konfirmoi se është i mërzitur që vazhdon të vihet në pikëpyetje emri i tij pas gjithë asaj që ka bërë për dy vite e gjysmë me Madridin.

“Në futboll harrohet e kaluara dhe ajo çfarë kemi bërë. Ajo çfarë kemi arritur me Realin i takon të kaluarës. Nuk mund të të them se nuk më shqetëson kjo situatë, më shqetëson, por ajo çfarë më duhet të bëj është të jap më të mirën dhe të mendoj pozitivisht si gjithmonë”.

“Kemi ndeshje të bukur para vetes në Champions League dhe e dimë situatën, do të tentojmë të fitojmë”.

“Nesër është një tjetër ndeshje për të treguar se duam të ndryshojmë situatën dhe këtë do të tentojmë të bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat