Fillon revolucioni në futbollin bullgar pas skandalit me racizëm, emërohet trajneri i ri

Futboll

Fillon revolucioni në futbollin bullgar pas skandalit me racizëm, emërohet trajneri i ri

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Kombëtarja e futbollit të Bullgarisë e ka emëruar Georgi Dermendzhiev si trajner të ri në vend të Krasmir Balakov, i cili dha dorëheqje javën e kaluar, pas humbjes 6-0 nga Anglia, ndeshje e cila mbeti nën hijën e thirrjeve raciste.

“Georgy Dermendzhiev është trajneri i ri i Kombëtares së Bullgarisë. Marrëveshja është arritur,” tha një zyrtar i lartë i Federatës Bullgare të Futbollit.

Dermedzhiev e konfirmoi gjthashtu lajmin për disa uebsajte lokale, derisa nesër thuhet se ai do ta nënshkruajë kontratën.

64-vjeçari është një prej trajnerëve më të suksesshëm bullgar.

Ai udhëhoqi Ludogoretsin drejt tre titujve nga viti 2015 deri më 2017 dhe gjithashtu drejt fazës së grupeve për në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat