Ish-interisti konfirmon postin e ri: Jam gati të nis punën

Futboll

Ish-interisti konfirmon postin e ri: Jam gati të nis punën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:54
Thiago Motta

Thiago Motta ka konfirmuar se do të jetë trajneri i ardhshëm i Genoa-s. Motta ka pranuar ofertën e ish-klubit të tij dhe do të nisë punën e re ditën e martë.

Tuttomercatoweb ka folur me ish-mesfushorin e Interit dhe Italisë i cili është shprehur se është gati të nisë punën.

Ky do të jetë një rikthim për 37-vjeçarin, i cili ka luajtur në Marassi në sezonin 2008/09.

Kjo do të jetë hera e parë që Motta do të ulet në stolin e një ekipi, pasi deri tani ka qenë trajneri i U-19 te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat