Tuchel zbulon dobësinë e PSG: “Ata të dy nuk do ta luajnë dot të gjithën!”

Futboll

Tuchel zbulon dobësinë e PSG: “Ata të dy nuk do ta luajnë dot të gjithën!”

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 00:16
PSG

Transfertë e vështirë ajo që Paris Saint-Germain do të diskutojë të martën ndaj Club Brugge, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Të paktën sipas trajnerit gjerman të kampionëve të Francës, Thomas Tuchel. Duke vlerësuar kundërshtarin për cilësitë e forta në fushën e vet, Tuchel ka zbuluar detajin e rëndësishëm mbi formacionin e PSG.

Trajneri i PSG ka pranuar dobësinë e francezëve, pasi dyshja e sulmit të tij nuk është ende gati të përballojë të gjithë sfidën e plotë. Në fakt, PSG rezultoi i papërballueshëm për Real Madrid edhe pse francezët nuk kishin fare shërbimet e Mbappe dhe Cavani. Mbase meraku i gjermanit është i tepruar përballë belgëve.

“Po përgatitemi për një ndeshje shumë të vështirë, kundër një kundërshtari që di si të përballet më së miri në sfidat në shtëpi. Formacioni? Si Mbappe, ashtu edhe Cavani nesër nuk do ta luajnë dot të gjithë ndeshjen. Paredes? Ka bërë shumë përparime, është një djalosh shumë profesionist. Thiago Silva? Është një kapiten i jashtëzakonshëm që punon në përditshmëri mbi detajet e detyrës së tij. Një lider i vërtetë”, deklaroi Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat