Marcelo dorëzohet, lajme të këqija për tifozët e Real-it

Futboll

Marcelo dorëzohet, lajme të këqija për tifozët e Real-it

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 00:56
Marcelo

Marcelo, ylli i Real Madrid, ka pranuar problemet e skuadrës së tij. Braziliani ka shpjeguar sa e vuajtur ka qenë humbja e pësuar në kampionat kundër Mallorca-s.

"Është një humbje që dhemb, edhe pse kemi luajtur mirë. Kemi pësuar një gol që mund të shmangej, më pas kemi kërkuar barazimin me idenë se mund ta përmbysnim ndeshjen, por nuk ka ndodhur", ka thënë Marcelo.

"Duhet të reflektojmë mbi këtë humbje. Kjo skuadër duhet të kërkojë të bëjë gjithmonë maksimumin. Edhe kur fitojmë, mungon diçka. Edhe pse ne japim maksimumin, besoj se është shumë e vështirë të fitojmë La Liga-n".

Një nga lojtarët më të kritikuar ka qenë Vinicius, i cili nuk ka shkëlqyer kundër Mallorca-s. Marcelo ka dalë në mbrojtje, por duke pranuar mangësitë e tija: "Po flasim për një djalosh 19-vjeçar, po mëson akoma shumë gjëra. Fizikisht më duket mirë, por edhe atij i mungon akoma diçka. Do ta gjejë rrugën e golit me kalimin e kohës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat