E pranon Zidane: Spekulimet rreth Mourinhos më shqetësojnë

Futboll

E pranon Zidane: Spekulimet rreth Mourinhos më shqetësojnë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:31
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se spekulimet për Jose Mourinho për ta zëvendësuar atë në stolin e ‘Santiago Bernabeu’ e shqetësojnë atë, por deklaroi se ai ka ‘besim të plotë’ se skuadra e tij mund të kthehet nga forma e tyre e dobët.

Gjigandët spanjollë kanë fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, me humbjen e së shtunës 1-0 në Mallorca duke rritur presionin ndaj Zidane.

Reali është gjithashtu në fund të Grupit A në Ligën e Kampionëve, pas një humbje 3-0 nga PSG dhe me një barazim 2-2 në shtëpi kundër Club Brugge për herë të fundit – teksa përballet sot me Galatasarayn për të kërkuar këndelljen.

“Në futboll, njerëzit harrojnë atë që keni bërë në të kaluarën”.

“Gjëja e rëndësishme është e tashmja… Unë nuk do të them se nuk më shqetëson ato që janë thënë për trajnerët e tjerë, sepse kjo ndodh”.

“Por ajo që duhet të bëj si trajner është të jap gjithçka, t’i bëj lojtarët të bëjnë të njëjtën gjë, të japin gjithçka – dhe kjo është gjithçka që mund të bëj”, vazhdoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat