France Football shpjegon pse u la jashtë listës për ‘Topin e Artë’ Neymar

Futboll

France Football shpjegon pse u la jashtë listës për ‘Topin e Artë’ Neymar

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:04
Neymar

Prezantuesit e ‘Topit të ArT’ France Football ka lëshuar arsyetimin duke shpjeguar pse Neymar u la jashtë listës prej 30 futbollistësh për të fituar çmimin prestigjioz për herë të parë që nga viti 2010.

Braziliani ishte mungesa më e profilit të lartë nga një listë e kandidatëve që përfshinin Virgil van Dijk, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Duke përshkruar 10 muajt e tij të fundit si pjesë e një ‘viti të zi’, France Football renditi tetë incidente që dhanë një shpjegim për mospërfshirjen e Neymar.

23 janar – Frakturë metatarsale (lëndim)

6 mars – Abuzim i gjyqtarit në ndeshjen kundër Man Utd

27 prill – Kacafytja me një tifoz

6 qershor – Lëndimi në kyçin e këmbës shkatërroi Kupën e tij të Amerikës

9 gusht – Lirohet nga akuzat për përdhunim

Dritarja e transferimit – Kthimi i vazhdueshëm në Barcelonë

14 shtator – Tifozët e PSG shprehin zemërimin kundër tij

13 tetor – Një tjetër lëndim në ndeshjet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat