Medalje e Champions League dhe ari, pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid

Futboll

Medalje e Champions League dhe ari, pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletico Madridit.

Në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një spanjoll.

Shqiptarët kishin arritur të vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletico Madrid, në finalen e Champions League të vitit 2016, kundër Real Madridit.

Gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte banda, janë zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç janë edhe një palë çizme Versace.

Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme eurosh janë sekuestruar gjithashtu nga policia, në operacionin e 16 tetorit.

Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga lojtarët dhe personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat