Reali në presion, sfidohet nga Galatasaray

Futboll

Reali në presion, sfidohet nga Galatasaray

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:06
Reali në presion, sfidohet nga Galatasaray

Me emocione priten ndeshjet e xhiros së tretë të kualifikueseve në Champions League në futboll. Në grupin A do të zhvillohet sfidë shumë interesante dhe e nxehtë në Stamboll, mes Galatasarayt dhe Real Madridit. Dy skuadra që ende nuk e kanë shijuar fitoren në grup dhe secila ka nga një pikë, duke u renditur në pozitën e tretë përkatësisht të katërt.

Reali është në presion të rezultatit, synon fitoren e parë dhe që i hap rrugën për dy vendet e para, sikurse edhe Galatasarayt. Skuadra belge Club Brugge deri me tani ka bërë lojëra të mira dhe ka dy barazime në dy takimet e para, ndërsa PSG ka dy fitore rresht dhe prinë në renditjen e grupit A me 6 pikë. Club Brugge ka punë të vështirë me PSG-në por shpresojnë të dalin me rezultat pozitiv.

Në Grupin D, Atletico Madridi kërkon tri pikë të qetësisë në duel me Bayer Leverkusenin. Atletico deri me tash ka arritur një fitore e një barazim, pa humbje, renditet në vend të dytë me 4 pikë,  sa ka edhe Juventusi në krye, ndërsa Leverkuseni është i fundit pa pikë dhe në pozicion shumë të palakmueshëm.

Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat luhet në orën 18.55 në stadiumin "Wanda Metropolitano". Juventusi si vendas është favoritë dhe pret tri pikë të reja, që të rrisë epërsinë edhe ndaj Lokomotivës së Moskës. Juve është  në formë të mirë dhe kryeson renditjen me 4 pikë, ka një më shumë se Lokomotiva në vend të tretë.

Në grupin C Shakhtar do të ballafaqohet me Dinamon e Zagrebit, e cila pritet të jetë sfidë interesante dhe luhet në orën 18.55 në kuadër të grupit C. Shakhtar dhe Dinamo Zagreb kanë nga një fitore e një humbje dhe ndajnë vendin e dytë e të tretë me nga 3 pikë. Manchester City është favoritë dhe pa problem pret fitoren në duel me Atalantën e cila po tregon paraqitje të dobëta. Manchester City ka dy fitore e me goldallim 5:0 dhe me 6 pikë udhëheq grupin C dhe Atalanta është në fund me 0 pikë, me goldallim 1:6.

Në grupin B, Tottenham kërkon fitoren e parë në grup, pasi që ka një bilanc të keq, një barazim e një humbje. Skuadra londineze ndeshet me Cërvena Zvezdën e Beogradit dhe presin tri pikë të mëdha. Në Athinë pritet sfidë shumë e fortë mes Olympiakosit dhe Bayernit nga Munihut. Skuadra gjermane kërkon që të kthehet me pikë të plota, kurse Olympiakos pretendon të del i pamposhtur para shikuesve të vet. Bayerni udhëheq kreun me 6 pikë, kurse Olympiakos është në pozitën e tretë me 1 pikë.

E martë, grupi A
Club Brugge-PSG    21.00
Galatasaray-Real    21.00
 
Grupi B
Olympiakos-Bayerni    21.00
Tottenham-C. Zvezda    21.00

Grupi C
Shakhtar-Dinamo (ZG)    18.55
Manchester City-Atalanta    21.00

Grupi D
Atletico-Bayer    18.55
Juventus-Lokomotiva (M)    21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat