“Ozil nuk po stërvitet mjaftueshëm”

Futboll

“Ozil nuk po stërvitet mjaftueshëm”

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:51
Mesut Ozil

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas, ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk është stërvitur mjaftueshëm, andaj nuk po luan në formacionin e parë.

Ozil nuk është duke luajtur në fanellën e “Topçinjve”, për shkak se nuk është në formën e duhur.

I të njëjtit mendim është edhe Nicholas, i cili beson që arsyeja kryesore është se gjermani nuk po trajnohet mjaftueshëm.

“Emery e di që nuk po trajnohet shumë, kjo është arsyeja pse nuk është në formacionin e parë. Është akoma aty dhe mund të luaj në të ardhmen”, deklaroi ai.

Arsenali dje u mposhtë nga Sheffield United (0-1), në kuadër së javës së nëntë në kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat