Fred: Do të luaj më mirë

Futboll

Fred: Do të luaj më mirë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:55
Fred

Mesfushori i Manchester United, Fred beson që do të këtë përmirësime.

Fred u transferua vitin e kaluar për 52.5 milionë në “Old Trafford”, por ende nuk ka gjetur formën e duhur.

Braziliani këtë sezon ka fituar besimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe ka luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit për 90 minuta.

“Sezoni i parë ishte i vështirë, kjo është normale kur e ndërron klubin. Liga e Ukrainës nuk ishte aq e fuqishme në krahasim me Premier Ligën. Është më shpejtë këtu. Duhet të fillosh ndeshjen fortë dhe ta përfundosh fortë. Besoj që jam duke u adaptuar. Jam duke mësuar ditë pas dite. E pëlqej Manchesterin. Flasin gjuhën angleze, andaj po mësoj nga pak anglisht”, deklaroi ai.

United gjatë këtij sezoni është në vendin e 14-të me 10 pikë, 15 me pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje në kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat