Gazetari italian shpërthen: De Ligt, penallti neto! Arbitri arrogant

Futboll

Gazetari italian shpërthen: De Ligt, penallti neto! Arbitri arrogant

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:00
De Ligt

Gazetari i njohur i "Corriere della Sera", por edhe opinionist shpesherë i ftuar në TV, Mario Sconcerti, i ftuar te emisioni "Maracana", Tuttomercatoweb, u ndal te episodi i diskutuar i prekjes me dorë të De Ligt në zonë, në sfidën Juvenus-Bologna.

"Juventusi është i ngadaltë ndonjëherë kur në fushë janë Rabiot dhe Dybala, që mendon se ndeshja me 1-0 apo me 2-1 ka mbaruar. Rëndësi ka fitorja, por ndonjëherë nuk mjafton. Mund të barazonte Bologna. Për mua, penalltia e De Ligt është neto! Si rregullore, ka hapësirë për intepretim. Ishte një vlerësim arrogant i arbitrit. Hoqi topin nga zona duke treguar me dorë që nuk ishte penallti. Nuk ke se çfarë ti bësh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat