Brozovic: E di çfarë do Conte nga unë, duhet të përmirësohem në një aspekt

Futboll

Brozovic: E di çfarë do Conte nga unë, duhet të përmirësohem në një aspekt

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:43
Brozovic

- Je prej shumë vitesh në Milano, a është ky Inter-i më i fortë me të cilin ke luajtur? 

"Më në fund kanë ardhur shumë futbollistë me eksperiencë dhe jemi një skuadër e fortë, por duhet ta tregojmë në fushë dhe të përmirësohemi. Kundër Dortmund-it na pret një sfidë e rëndësishme dhe duam ta fitojmë".

- Si ka ndryshuar mënyra jote e lojës pa Sensi-n? 

"Nuk ndryshon, unë duhet të bëj gjërat e mia. Ai është një lojtar i madh, është më e vështirë të luash pa të, por duhet ta bëjmë".

- E mban mend çfarë ndodhi me Hapoel Beer Sheva, në atë kohë dukej sikur ishe jashtë projektit, ndërsa tani je në qendër: çfarë ka ndryshuar brenda teje? 

"Tre-katër vite më parë isha më i riu, kanë ndryshuar shumë gjëra. Jam bërë baba, gjëja më e rëndësishme, i shikoj gjërat ndryshe. Më pas kam punuar edhe vetëm kur gjërat nuk kanë shkuar mirë. Tani jemi këtu, kam punuar shumë dhe trajneri ka qenë i qartë në lidhje me atë që do nga unë: unë jam gjithmonë në dispozicion".  

- Ku mund të përmirësohesh?

"Në fazën mbrojtëse, duhet të jem më i kujdesshëm që është edhe ajo që më thotë trajneri, të shikoj djathtas dhe majtas".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat