Llapashtica: Nuk kam ndonjë lajm që nuk do të vazhdoj 

Futboll

Llapashtica: Nuk kam ndonjë lajm që nuk do të vazhdoj 

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:51
Llapashtica: Nuk kam ndonjë lajm që nuk do të vazhdoj 

Fitim Llapashtica e ka drejtuar ekipin e Vushtrrisë në duel me Feronikelin, pasi që drejtuesit e klubit kanë marrë vendim para ndeshjes për ta shkarkuar trajnerin italian Antonio Toma.

Për Llapashticën e ardhmja e tij ende është e paqartë, derisa zbuloi se drejtuesit e klubit ia besuan postin e shefit të shtabit teknik që pas largimit të Tomës. “Nuk kam ndonjë lajm që nuk do të vazhdoj, megjithatë i mbetet kryesisë së klubit për të vendosur.

Unë do të vazhdojë të punoj, sikurse kam bërë që nga fillimi i kampionatit, pasi që kam qenë pjesë e klubit”, deklaroi Llapashtica.  

“Ishim më të mirë se kundërshtari, pasi që krijuam më shumë dhe i mbyllëm hapësirat për të na rrezikuar. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe lojtarët bënë maksimumin dhe futbolli është i tillë që e pranon gol në minutat e fundit në mënyrë të tillë.

Jam i kënaqur me këtë paraqitje, ishim shumë afër të merrnim një pikë”, përfundoi Llapashtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat