Jurgen Klopp flet për Xherdan Shaqirin, tregon se kur do të kthehet

Futboll

Jurgen Klopp flet për Xherdan Shaqirin, tregon se kur do të kthehet

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 18:23
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka shpresë që Xherdan Shaqiri është afër një rikthimi në stërvitje.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare nuk ka luajtur që nga muaji i kaluar për shkak të një problemi në gju dhe nuk ka stërvitur fare me ekipin e ‘Reds’.

“Rikthimi i tij mori më shumë kohë” shpjegoi trajneri për Liverpoolfc.com.

“Ne prisnim që ai të kthehej këtë javë, por tani ai nuk është gati – padyshim që ne do të shohim kur ai mund të kthehet.”

“Është një gjë me të vërtetë specifike për të. Nuk është diçka e madhe, duhet vetëm pak më shumë seç kemi pritur dhe kjo është e gjitha”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat