Conte: Ndeshja me Dortmundin si një finale

Futboll

Conte: Ndeshja me Dortmundin si një finale

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:33
Conte: Ndeshja me Dortmundin si një finale

Interi do të presë ditën e nëserme (21.00) në shtëpi Borussia Dortmund, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League  në futboll.

Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat, e cila do të përcaktojë shumë për sa i përket kalimin në fazën tjetër. Në prag të kësaj sfide trajneri i Interit, Antonio Conte, e vlerësoi kundërshtarin maksimalisht, por tha se do luajnë vetëm për fitoren: “Ndeshja me Dortmundin si një finale?

Të thuash se kjo ndeshje është si një finale, është e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë. Por, është thjesht një ndeshje, finalet vijnë më vonë. Ne duhet të marrim tre pikët kundër çdo skuadre, jo vetëm ndaj Dortmundit. Ne kemi punuar që nga fillimi për këtë, dhe mund të kishim bërë më mirë kundër Sllavias, por edhe ndaj Barcelonës.

Mungesat? Nuk dua të flas për mungesat e skuadrës sime, apo të kundërshtarit. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë një skuadër e fortë, të cilët kanë lojtar shumë të mirë. Janë disa situata që kërkojnë shumë punë në stërvitje, është e pashmangshme që këto të ekzistojnë kur mbërrin një trajner i ri me ide të reja. Por le ta shohim edhe nga një këndvështrim tjetër, pasi në jemi skuadra e dytë që ka shënuar më shumë, pas Atalantës.

Lautaro duhet të punojë akoma më shumë, nuk duhet të mendojë se goli është e vetmja gjë e rëndësishme për sulmuesin. Ai më pëlqen shumë kur punon me ekipin.”, u shpreh Conte. Në grupin F Dortmundi dhe Barcelona kanë nga 4 pikë dhe Interi e Sllavia nga një. 
Nesër - e mërkurë
Grupi E

Genk-Liverpool    21.00
Salzburg-Napol    21.00
Grupi F
Inter-Dortmund        21.00
Sllavia-Barcelona    21.00
Grupi G
Leipzig-Zenit    18.55
Befica-Lyon    21.00
Grupi H
Ajax-Chelsea    18.55
Lille-Valencia    21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat