Juventus do një "Ronaldo të ri", por problemi është... Ronaldo

Futboll

Juventus do një "Ronaldo të ri", por problemi është... Ronaldo

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:41
Ronaldo

300 milionë euro të freskët për të rritur kapitalin. Juventus mendon për të ardhmen, gati të bëjë  investime të reja, të rritet, brenda dhe jashtë fushës: nga njëra anë një stadium për ekipin Under 23, një për Juventus-in e femrave dhe punimet për modernizimin e Allianz Stadium, nga tjetra një organikë më e fortë, me pronarët që duan një "Ronaldo të ri".

Ylli i r i - Një lojtar i nivelit të lartë, një si Neymar, Mbappe, Joao Felix, Jadon Sancho, Mohamed Salah, një yll i ri që mund të bëjë për vete brezat e ardhshëm dhe t'i garantojë klubit tifozë të rinj dhe trofe të rinj. Nuk ka asnjë negociatë, por ideja e "Zonjës" është që të marrë një Ronaldo të ri. Ka vetëm një problem...

Problemi CR7 - Problemi për të patur një Ronaldo të ri është vetë Ronaldo. Po, sepse deri në momentin që CR7 do të jetë pjesë e skuadrës, me 31 milionë eurot që merr në sezon, do të jetë shumë e vështirë që torinezët të marrin një yll me rrogë të lartë, siç mund të jenë Neymar dhe Mbappe, që pritet të largohen nga Parisi herët ose vonë.  

Juventus do një Ronaldo të ri, por i ka duart të lidhura nga vetë Ronaldo. Kontrata e tij skadon në 2022-shin dhe rëndon shumë në bilancin e bardhezinjve (83 milionë euro). Deri në momentin që ai do të jetë aty, "Zonja" nuk do të mund të marrë dot një Ronaldo tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat