Vijnë kërcënimet edhe nga presidenti i Llapit dhe Ballkanit në drejtim të FFK-së

Futboll

Vijnë kërcënimet edhe nga presidenti i Llapit dhe Ballkanit në drejtim të FFK-së

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka reaguar ashpër ndaj FFK’së dhe gjqytarëve të Superligës, ku në një prononcim, ka thënë se 90% të referëve janë të shitur.

Përveç Ramajt, lidhur me referimin kanë reaguar edhe zyrtarët e Ballkanit dhe Llapit.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe Presidenti i Llapit, Beqir Batatina janë pajtuar me fjalët e Ramajt

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Arsim Kabashit të Ballkanit:

Presidenti i Feronikeli-t z.Rama është i shqetsuar dhe ka të drejtë të plotë sepse referimi është skandaloz , nëse FFK-ja spo mundet mi ndal këta individ që për interes të tyre perosnal e shkatrrojn investimin tonë po ashtu edhe futbollin e Kosovës ,ne si klube të Superligës që pothuaj se të gjith jemi të dëmtuar në mënyre drastike apo dikush më shume e dikush më pak , për të miren e futbollit kemi marr inciativë me gadi te gjith Kryetarët qe të takohemi dhe një zëri ti ndalim këta idivid që mos ta shkaterrojnë edhe më shume perspektiven e Rinise sone , dhe investimet milioneshe te klubeve tona,

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Beqir Batatinës të Llapit:

Ndaj zhvillimeve të fundit në Superligën e Kosovës ka reaguar edhe Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina.

Më poshtë e gjeni reagimin e tij:

Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së ku një person nga një regjion i caktur të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë.

E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në gurbet me saktrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës.

Andaj edhe plotësisht e përkrahi Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë.

Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen.

Unë si President i KF “Llapi 1932” kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat