Harry Kane flet pasi deklasoi Crvena Zvezdën

Futboll

Harry Kane flet pasi deklasoi Crvena Zvezdën

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:22
Harry Kane

Tottenham ka fituar ndaj Crvena Zvezdës me rezultatin e thellë 5-0.

Ekipi i Tottenhamit ka arritur një fitore të thellë ndaj serbëve, falë golave të Lamelas, Son (2) dhe Harry Kane (2).

Kane pas ndeshjes tha se kjo ishte pikërisht ajo se çfarë i duhej skuadrës së tij pas një starti jo të mirë në këtë edicion.

“Fitore e shkëlqyeshme, saktësisht ishte ajo që duhet të bënim. Ne e dimë që kemi pasur rezultate të vështira dhe kjo ishte mënyra e përsosur për t’u përgjigjur”, tha Harry Kane pas ndeshjes për BT Sports.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Të fitosh 5-0 ishte pikërisht ajo që na duhej. Kemi edhe një rrugë të gjatë. Shpresojmë që të mund të kalojmë këtë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat