Vendosi fatin e ndeshjes për Atl.Madrid, Morata hyn në histori

Futboll

Vendosi fatin e ndeshjes për Atl.Madrid, Morata hyn në histori

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:47
Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka hyrë tashmë në histori. Ish-sulmuesi i Real Madrid, Juventus e Chelsea është futbollisti i parë në histori që ka shënuar gol në Champions League me fanellat e të dyja skuadrave të kryeqytetit spanjoll.

Me një rrugëtim mes Atletico Madrid e Real Madrid, tashmë i rikthyer sërisht te “Colchoneros”, Morata vendosi fatin e ndeshjes ndaj Bayern Leverkusen, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe të parin personal me fanellën e Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat